Një baba beqar, i cili ka birësuar një numër të madh fëmijësh me kalimin e viteve, sapo ka adoptuar edhe 5 motra e vëllezër në mënyrë që të mos i ndante nga njëri-tjetri.
Lamont Thomas, nga Buffalo, Nju Jork, u bë baba i 12 fëmijëve kur adoptoi Zendaya, 5, Jamel, 4, Nakia, 3, Major, 2, and Michaela, 1-vjeç, më 17 tetor.
Tashmë Lamont ka 10 fëmijë të adoptuar dhe dy biologjikë si dhe është kujdesur për më shumë se 30 fëmijë që nga viti 2000.
Thomas u shpreh për Good Morning America se mezi i mbajti lotët kur mori lajmin se zyrtarisht ishte babai i fëmijëve të vegjël.
Babai i beqar tha që së pari filloi të merrte në kujdestari fëmijët për të "ndihmuar disa miq" që kishin "humbur fëmijën e tyre për faj të sistemit.
Pasi u certifikua për t'u bërë një prind kujdestar vite më parë, ai nuk është ndalur më kurrë.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania