Steve dhe Camre Curto kanë 10 vite bashkë por pasi humbi memorien gjatë lindjes së fëmijës, Camre nuk mban mend asgjë nga vitet e shkuara.
Me dëshirën e madhe për ta ndihmuar të shoqen që të kujtojë vitet që kanë kaluar bashkë, Steve nga Michigan, shkroi një libër.
I botuar në përvjetorin e martesës së tyre, libri që mban titullin ‘But I Know I Love You’, sjell në mënyre kronologjike historinë e dashurisë së çiftit që në fillime.
31-vjeçarja po e shijon shumë leximin e librit që është shkruar posaçërisht për të, po gjithsesi nuk mban mend asgjë nga ato që janë shkruar.
Duke folur për Good Morning America, ajo u shpreh:
Camre ishte mire tre muajt e parë të shtatzënisë por më vonë kaloi një krizë që shkaktoi hemorragji në tru dhe memoria e saj afatgjatë dhe ajo afatshkurtër thjesht u ‘fshinë.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania