Një i moshuar që ka një dashuri të veçantë për orët pritet që të kalojë 5 orë të mira duke u kthyer akrepat e 5000 të tillave që ka në shtëpi.
75-vjeçari Roy West, ka koleksionuar orë për gati 40 vite dhe me to ka mbuluar pothuajse çdo centimetër hapësirë në muret e shtëpisë së tij.
West ka më shumë se 30 orë që vendosen pranë shtratit, 60 i ka në tualet dhe me qindra të tjera që i ruan në vende të ndryshme.
Duke qenë se ora do të ndryshojë mëngjesin e së dielës, Roy do ta kalojë nantën e së shtunës duke çuar një orë mbrapa gjithë koleksionin e tij.
Vitin e shkuar i moshuari ia delegoi si punë të shoqes, por asaj iu deshën tre ditë që t’i përfundonte kështu që vendosi ta marrë vetë situatën në kontroll.
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania