Kush është Arta, fallxhorja që të bën me fëmijë pasi të jep dy karramele në gojë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.10.2019, 10:49

Të shumta janë fallxhoret dhe fallxhorët në Tiranë dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilët premtojnë se do të bëjnë mrekullira me jetën tuaja apo të personave tuaj të afërt, kundrejt “shpërblimeve të vogla”. E tillë është edhe Arta Selimi, e cila jeton në Durrës.

Kamera e “Stop” ka qenë në një “parje falli” për një hall pranë kësaj fallxhoreje dhe ka arritur të filmojë gjithçka. Djali i infiltruar i thotë fallxhores Arta se ka një problem të madh me të fejuarën.

Ai bën me dije se të dy nuk mund të bëjnë dot fëmijë. Pasi i shikon dorën, Arta e qetëson duke i thënë se “Zoti do t'ua bëjë mbarë”, por i këshillon edhe të shkojnë tek mjeku.

Më tej ajo i jep djalit 2 karramele, të cilat ai duhet t'i hajë në të njëjtën kohë, në një orë fikse, por më parë duhet të mendojë një dëshirë, e cila do t'i realizohet.

Biseda e filmuar me kamerën e fshehtë:

Arta-Si të kam? Nga shtëpia qysh janë?

Qytetari-Ja, ashtu!

Qytetari-Kërkoja një… më thanë, që është një, që bën mirë.

Arta-Emrin!

Qytetari-Unë? Ani.., Ani!

Arta-E gëzofsh. Për ku të kanë drejtuar? Për ku?

Qytetari-Më thanë është një këtu, një Arta, Arta, që bën mirë.

Arta-Unë lutem, lutem për këtë gjë që je drejtuar. Ti çfarë dëshiron?

Qytetar-Unë kam një problem, me të fejuarën nuk bëjmë fëmijë. Doja ta merrja dhe atë, por ajo s’beson kështu dhe prandaj s’…

Arta-Sa kohë keni?

Qytetari-Po u bënë nja 3-4 vjet, që s’…

Arta-3-4 vjet?

Arta-Ma jep dorën! Ma thuaj emrin tënd!

Qytetari-Ani!

Arta-Emri i nuses?

Qytetari-Uejda!

Arta-Si?

Qytetari-Uejda!

Arta-Uejda?

Arta-Uejda ëëë…?

Arta-Kontrollohuni, sepse keni nevojë pak edhe ua bën Zoti risk e ka me ju fal fëmijë!

Qytetar-Duhet të lej ndonjë gjë aaa?

Arta-Shkoni kontrollohuni!

Qytetari-Te doktori kështu?

Arta-Po!

Qytetari-Po kemi bërë dhe na kanë thënë, që s’kemi kështu probleme, as unë as…

Arta-Shkoni tani! Shkoni të dy, edhe shyqyr Zotit, ka me ju fal Zoti një fëmijë.

Qytetari-Mos është e nevojshme, të sjell nusen, a nuk e di? Se unë jam bërë merak shumë.

Arta-Shyqyr jemi me derman, na i pranon lutjet. Zoti e besimi juaj ju ndihmoftë! Kam me ju dhënë 2 karamele për derman. Ke me e menduar këtë dëshirë dhe pastaj ke me i ngrënë!

Qytetari-Duhet t’i ha të dyja karamelet njëherësh, apo njëra pas tjetrës?

Arta-Të dyja përnjëherësh!

Arta-E mendon dëshirën, pastaj ke me i ngrënë! Por fikse! Të jetë ora fiks! Gjej një orë fiks!

Qytetari-1 p.sh, 2..?

Arta-Ik pa merak!

Qytetari-Sa detyrohem?

Arta-S’ka detyrime!

Qytetari-Ok, faleminderit!

Qytetari-Faleminderit shumë ëëë?

Arta-Ta plotëson Zoti dëshirën! Pa merak!

Qytetari-Po n.q.s nuk ndodh gjë, të vij prapë?

Arta-Shko kontrollohu me gjithë të fejuarën tënde! Shko kontrollohu!

Qytetari-Po n.q.s nuk bën, të vij prapë?

Arta-Ti për dëshira, mund të vish kur të duash!

Qytetari-Për dëshira… Unë kam hall, që kam ardhur nuk është se…, kam dëshirë.

Arta-Dëshirë është, që ti s’…

Qytetari-Po pra! Dëshirë për fëmijë.

Arta-Sa të mbarosh këtë hall, ti del me derman.

Qytetari-Është kjo puna e besimit, se unë kam vajtur dhe te Kisha e Laçit, kam vajtur në malin e Tomorit, jam bërë cik pesimist në kuptimin, që…

Arta-Mos u bëj pesimist, se ta ka bo Zoti risk, me ta fal një fëmijë. Nuk është, që vetëm një fëmijë, por… Të ndihmoftë!

Kush është Arta Selimi?

Ajo ka lindur në Bicaj të Kukësit, në vitin 1980, aktualisht është banuese në Spitallë të Durrësit. Ajo jeton në një vilë, e cila ka rreth e përqark statuja të shenjtorëve të ndryshëm. Në brendësi të vilës vihen re simbole të ndryshme, si ato krishtere dhe myslimane.

Vetë Imzot George Frendo, Arqipeshkv Tiranë-Durrës ka dalë në një deklaratë publike ku mohon që Arta është pjesë e Kishës dhe dënon mashtrimet që kjo e fundit u ka bërë njerëzve në emrin e Kishës Katolike.

Për Arta Selimajn është regjistruar vepra penale e mashtrimit në Prokurorinë e Durrësit. Prokurori i kësaj çështjeje është Bledar Bejko, por ka 6 muaj që nuk ka një vendimmarrje nga prokurori i çështjes, për Arta Selimajn.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit