Bashkia e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se 278 institucione arsimore në kryeqytet, përfshi kopshte dhe shkolla, do të survejohen me kamera sigurie.
Ky projekt do t'i kushtojë Bashkisë së kryeqytetit rreth 3.5 milionë euro.
Lidhur me këtë çështje, një qytetar ka dërguar mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh dyshimet e tij.
Denoncuesi thekson se me një llogari të thjeshtë i bie që shuma mesatare që do të kushtojë sistemi i kamerave për çdo shkollë apo kopësht është rreth 15,600 euro.
Mirëpo mjafton një kërkim i thjeshtë në platformën e blerjeve online "Ebay", ku mund të gjesh sete kamerash me 24 kamera cilësore DVR, në kualitetin HD dhe që mund të kapin pamje të qarta edhe natën, të cilat kushtojnë vetëm 1900 euro.
Ndërkohë qytetari tregon se jo të gjitha institucionet arsimore mund të kenë nevojë për 24 kamera, pasi mund të ketë dhe kopshte që nuk duhen më shumë se 8 kamera që kushtojnë 500 euro, ose 4 kamera që kushton 300 euro seti.
Dhe bazuar në këtë llogari, qytetari shton që për çdo shkollë apo kopësht Bashkia e Tiranës do të përfitojë nga buxheti i shtetit 13,700 euro (15.600 euro – 1900 euro = 13700 euro).
Ai thekson se Veliaj duhet të paditet për shpërdorim detyre për këtë vjedhje të pastër që po bën përmes këtij projekti.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ. Duke qen se jeni nder faqet me te medha, fal audiences dhe punes suaj, po ju shkruaj qe ta denonconi si rast, te pakten te sensibilizohen sadopak njerez ( mbeshtetes politik ) se sa masivisht behet vjedhja ketu. Dje bashia e tiranes ka bere nje lajmerim per nje vendim per te paisur 278 shkolla dhe kopshte me kamera sigurie. Me nje fond afersisht. 3.5 miljon euro. Dhe cuditerisht dje gjith mediat u mbushen me deklaratat neper televizione te Rames edhe politikanve te tjere, qe bejne show, per te terhequr vemendjen dhe mos ti shof njeri vjedhjet,
Me nje llogari te thjeshte i bje si mesatare qe per cdo shkolle apo kopesht te kushtoj 15,600 euro sistemet e kamerave.
Me nje kerkim te thjesht ne ebay, Nje set kamerash me 24 kamera me dvr 24 kanale, kushton 1900 euro ( HD + night vision ) Kamera shume cilesore.
Por sigurisht qe jo te gjithave nga 278 shkolla e kopshte do ken nevoj per 24 kamera.
Do ket kopshte qe nuk duhen me shume se 8 kamera, per te mos then 4, qe me 8 kushton 500 euro, me 4 , kushton 300 euro seti. DVR + Kamera .
Sigurisht qe do ket the pagese puntoresh per montimin por nuk besoj se kjo kosto puntorie eshte 15600 euro – 1900 euro ( kamerat ) = 13700 euro. Kjo eshte vjedhje per te cilen duhet te paditet Erion Veliaj. Shperdorim detyre. Nje politikan qe e do vendin te bej te mira, i ben keto pune te mira, pa vjedhur 5 fishin e kostos.