"Sozia" në versionin më të frikshëm e Angelina Jolie ka dalë së fundmi në një televizion pasi u arrestua së fundmi për blasfemi.
Sahar Tabar u bë e njohur falë fotove që i editon në '100 mënyra' dhe i publikon më pas në mediat e saj sociale. Shpesh 22-vjeçares i janë referuar si versioni 'zombie' i Jolie pasi në fytyrë ka një ngjyrë të errët dhe të zbehtë me raste.
Duke folur në televizionin iranian IRTV2, Sahar u shpreh:
Sipas disa raportimeve më herët thuhej se e reja nga Tehrani, ka paguar për rreth 50 ndërhyrje kirurgjikale për ta bërë fytyrën që t'i duket ndryshe.
Gjithsesi ajo i ka mohuar të gjitha këto duke shtuar se fotot e frikshme në Instagram janë thjesht rezultat grimi dhe editimi fotosh.
Sahar tregon më tej:
Gjithsesi kjo intervistë që dha e reja ka marrë shumë kritika ndërsa nuk kanë munguar ata që kanë thënë se ishte e gjitha e inskenuar.
Tabar u vu në pranga më herët gjatë këtij muaji për akuza të ndryshme përfshirë blasfeminë.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania