Zbulohet injeksioni i ri që përmirëson lëkurën e të prekurve nga ekzema

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.10.2019, 21:11

Ekzema, e njohur ndryshe edhe me emrin dermatit, është një gjendje e lëkurës që shfaqet në zonat ku lëkura paloset, si në bërryla apo gjunj, sqetull, ose në hapësirën mes gishtave të këmbës dhe duarve. Kjo sëmundje prek me miliona njerëz në mbarë botën dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Ajo mund të marrë forma të ndryshme, si skuqje, plagë, inflamacion, ose thjesht lëkurë e thatë. Shpesh shfaqet si njolla të kuqe e të plasaritura që kruhen mbi lëkurë.

Ende nuk është zbuluar përfundimisht nga se shkaktohet kjo sëmundje, ndërsa sipas dermatologëve mendohet se shumicën e rasteve ekzema krijohet nga faktorë gjenetikë.

Së fundmi, shkencëtarët kanë zhvilluar një injeksion të ri që përmirëson me sukses lëkurën e pacientëve me ekzemë brenda një muaji.

Rezultatet pozitive erdhën nga një studim i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, i cili testoi ilaçin e ri të quajtur etokimab, mbi 12 pacientë me dermatit atopik, e cila është forma më e zakonshme e ekzemës.

Etokimab sulmon një kimikat në sistemin imunitar të quajtur IL-33, i cili furnizon inflamacionin, duke rekrutuar qelizat imune në vendin e lëkurës së dëmtuar.

Sipas rezultateve të studimit, të cilat u botuan në revistën mjekësore "Science Translational Medicine", 12 pacientët e trajtuar me etokimab pësuan një ulje të simptomave të tyre fizike të ekzemës pas trajtimit.

Pasi u trajtuan për 29 ditë me rradhë, pacientët u rikuperuan në masën 83% nga simptomat e ekzemës.

Duke diskutuar rezultatet, Profesori Graham Ogg, i cili punoi në studim, tha:

Me dermatit atopik, lëkura sulmohet më shumë nga brenda trupit sesa nga një ngacmues i jashtëm, dhe lëkura e prekur është zakonisht e kuqe, e thatë dhe kruhet. Kremrat anti-inflamatorë të steroideve janë trajtimi më i zakonshëm, megjithëse mund të shkaktojnë efekte anësore siç janë vjellja."

Dr Emma Wedgeworth, dermatologe konsulente dhe zëdhënëse e Fondacionit Britanik të Lëkurës, shprehu kënaqësinë e saj për rezultatet.

Ajo tha:

Nuk ka dyshim në mendjen time që terapitë e synuara si kjo janë e ardhmja e trajtimit për ekzemën. Për kaq kohë, ne jemi mbështetur në medikamente të fortë të përgjithshëm për të trajtuar raste të rënda. Shfaqja e terapive të reja është jashtëzakonisht emocionuese për pacientët dhe mjekët ashtu."

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit