Skandal me muzikën shqiptare/ Gazetari i RTSH-së nxjerr listën e artistëve: Elvana Gjata fituese e festivalit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.10.2019, 15:03

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, gjithmonë ka krijuar debate dhe polemika pas shpalljes së fituesit. Shumë nga artistët kanë mbetur të zhgënjyer dhe shumë ndjekës të festivalit mbesin të habitur kur dëgjojnë emrin e fituesit. Nuk janë të paktë këngëtarët që kanë hedhur akuza drejt jurisë së festivalit se janë ata që e përcaktojnë fituesin, i cili na përfaqeson në Eurovision.

Një denoncim ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, jo nga një konkurrent i festivalit, por nga një njeri i brendshëm në RTSH. Një gazetar i vjetër i RTSH-së ka kontaktuar me redaksinë tonë ku shprehet se fituesi i festivalit të këngës është shpallur pa filluar ende.

Gazetari tregon se ai dhe disa persona të tjerë që janë pjesë e festivalit kanë listën e saktë të fitueseve dhe renditjen përfundimtareve të artistëve që do këndojnë. Sipas listës të dërguar nga ai në festivalin e ardhshëm, artistja që do të na përfaqësojë në Eurovision është Elvana Gjata, ndërsa në vendin e dytë renditet Era Rusi dhe në të tretin Arilena Ara.

Gazetari gjithashtu ka dërguar edhe një listë të shkruar me shkrim dore e gjetur në sirtarët e studios të RTSH-së i cilësuar si "MOS E HAP", ku shkruhet po e njëjta radhitje e artistëve, pra nga fituesi dhe deri tek vendi i fundit.

Ai ka thënë gjithashtu se në RTSH të gjithë e dinë listën përfundimtare të artistëve por askush nuk e tregon, pasi nuk duan të rrezikojnë vendin e punës. Edhe vetë gazetari preferon të mbetet anonim, pasi nuk dëshiron që të mbetet pa rrogë muajin e nëntorit.

Ai denoncon:

Pershendetje JOQ. Jam nje gazetar prej vitesh ne RTSH dhe mendoj qe nje nder mediat e vetme te lira ku mund te flasim e te na degjojne, jeni ju. Po ju shkruaj ne lidhje me festivalin e RTSH qe do zhvillohet seshpejti ne fundvit dhe para se filloje festivali, une dmth disa njerez brenda rtsh kane listen e sakte te fitueseve dhe renditjen perfundimtareve te artisteve qe do kendojne. A veme nje bast dhe nuk dua asgje si kembim, vetem vertetesine se degradimi i shqiperise vijon edhe ne aspektin mediatik.. te lutem anonim se dua ta marr dhe rrogen e nentorit se me pas kam ndermend te iki vete... Lista e artisteve sesi do ndahen, Pra fillimisht i urojme fitoren Elvanes, e vijojme renditjen me poshte..

Elvana Gjata Era Rusi Arlilena Ara Olta Boka Wendi Mancaku Bojken Lako Tiri Gjoci Alberie Hadergjonaj Valon Shehu Kamela Islamaj Eli Fara & Stresi Kastro Zizo Kanita Suma Gena Robert Berisha Genti Deda Renis Gjoka Sara Bajraktari Genci Tukiqi Aldo Bardhi Aurora Kapo Nita Latifi Arjeta Palushaj Devis Xherahu Algert Salaj

Ne gjithe depoartamentin e RTSH dihet me siguri, por askush nuk e ka nxjerre si lajm, se kane frike se rrezikojne vendin e punes, ndaj te lutem te me ruani anonimatin. Kam edhe disa prova (fakte) nje liste e shkruar dorazi nga disa "kryetare" per ndarjen e hesapit te festivalit Ky eshte zarfi i gjetur ne nje nga zyrat ne sirtaret e "arte". Brenda fshihet dhe rankimi i listes sesi jane ndare vendet fituese ge festivalit te RTSH. Skandal per televizionin qe paguajne te gjithe. Ju lutem anonim pasi sic ju thashe, kam nevoje dhe per rrogen e Nentorit."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit