Ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Shqipëri ka publikuar ditën e sotme një video mesazh, përmes së cilit tregon emrat e tre zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të shtetit tonë, të cilëve u janë ndaluar hyrjet në SHBA, përfshirë edhe për familjet e tyre.
Video me tre emra shërben si ilustrim për mesazhin që ka dhënë sot Ambasada. Sipas saj, lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe se të tjerë emra priten t'i shtohen listës prej 14 shqiptarësh.
Në video shfaqet deputeti aktual Tom Doshi dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, të dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama në fushatat elektorale të PS dhe i treti, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili është tërhequr nga sistemi i drejtësisë.
Në mesazhin e Ambasadës thuhet: