“I dukej monstër, për familjen ishte fundi i botës kur u dashurova me burrë të martuar”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.10.2019, 09:36

Estela Ujka, blogerja e njohur shqiptare ka treguar në një intervistë të dhënë sëfundmi, detaje nga mënyra se si prindërit e kishin pritur në fillim lidhjen e saj. Estela është prej vitesh e martuar me Lencin, një zotëri që ka preferuar të mbajë një profil të ulët publik, në ndryshim nga e shoqja.

Estela dhe Lenci kanë sjellë në jetë tre fëmijë dhe siç duket, janë tepër të lumtur në jetën e tyre. Por jo gjithçka ishtë kështu në fillimet e tyre.

Sapo prindërit e Estelës mësuan se e bija dashuronte një burrë të martuar, shprehën menjëherë mendimin e tyre kundër. Ata nuk mund ta pranonin kurrë që vajza e tyre të lidhte jetën me një njeri të tillë.

Por siç tregon Estela për Living, zgjidhja e saj, pra ai burri i martuar, doli të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme, pasi të dy kanë arritur të kenë jetëgjatësi në lidhje dhe harmoni në çift.

Estela shprehet për Living:

Ndodhi që u dashurova, me njeriun, atëherë, të gabuar për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte i martuar. Për ta ishte fundi i botës. Sigurisht që i dhanë zgjidhjen më të gabuar të mundshme. Gjetën një burrë tjetër. Sigurisht që pati edhe momente dhune; unë i kam falur dhe i dua njësoj se e di që thellë-thellë për të mirën time janë munduar, pavarësisht se forma ishte e gabuar. Duhet të më kishin dëgjuar, siç dëgjoj unë vajzat e mia”.

Ende sot e kësaj dite, Estela, e rritur në një familje autoritare dhe e vënë përballë presionit të kohës, nuk është penduar për asnjë veprim të saj. Madje ajo ndihet e lumtur, pasi ai ‘burri i gabuar’ sot është babai i vajzave të saj dhe janë mjaft të lumtur.

Më tej vijon:

Sot, zgjedhja ime, në dukje e gabuar, është babai i tre vajzave të mia, ai me të cilin kam ndërtuar jetën. E dua dhe vazhdon të më dojë njësoj. Nuk është ai monstra që mendonin prindërit e mi”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit