Dario Doka është një i ri shqiptar, i cili, teksa ishte i ftuar në TCH, pranoi para Dojna Memës se është gay dhe se ka dëshirë të bëhet me fëmijë e të krijojë familje. Edhe pse nuk është shumë i njohur për publikun shqiptar, paraqitja e tij ditën e djeshme ngjalli mjaft kuriozitet.
Por kush është Dario Doka dhe a është ai gay, sikurse deklaron, apo transeksual? E bëjmë këtë pyetje pasi nga një vëzhgim i thjeshtë në profilin e tij në Instagram, Darion e shikojmë më shumë në formën e një mashkulli transgjinor sesa të një gay.
Ose të paktën, nga ajo që në dimë, meshkujt gay dallojnë nga të tjetër tek preferencat seksuale kundrejt gjinisë të njëjtë, ndërsa meshkujt transeksualë i dallon edhe mënyra e të veshurit e në veçanti, grimi.
Kjo është ajo që vëmë re tek Dario, i cili duhet theksuar, është një grimier mjaft i zoti. Në fotot e publikuara në profilin e tij në Instagram, Darion nuk e shikon dy herë njësoj. Ai shfaqet në forma dhe mënyra të ndryshme. Tualeti i tij ndryshon nga një ditë në tjetrën, sikurse dhe modeli e ngjyra e flokëve.
Duhet pranuar se është një i ri mjaft ndryshe nga të tjerët në vendin tonë dhe me një talent të veçantë. Më poshtë gjeni disa nga mënyrat e veçanta të paraqitjes së tij.