Një mësuese historie akuzohet për marrëdhënie seksuale me një numër të lartë nxënësish.
Fiona Viotti, 30 vjeç, dha dorëheqjen në Kolegjin Dioqezan të Peshkopëve në Cape Town të enjten e kaluar përpara se një student 18-vjeçar të deklaronte se kryente mardhënie të vazhdueshme me të. Por tani raportohet se ajo ka patur marrëdhënie seksuale edhe me nxënës të tjerë.
Hetuesit në shkollë po përgatiten të intervistojnë 40 nxënës të pranishëm dhe të dikurshëm për skandalin që tronditi kolegjin, të cilët kanë parë video të qarta të Fionës të shpërndara në internet.
Fiona u martua me sipërmarrësin Pavo Viotti vitin e kaluar. Ish modelja e kthyer në mësuese historie mësohet të jetë kunata e Amelia Spencer, vajzën e Charles Spencer, e cila është mbesa e Princeshës Diana.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA