U kap me 27 kg “pluhur të bardhë”, armë e municione luftarake, kush është shqiptari që u dënua në Itali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2019, 22:28

Një shqiptar është dënuar me 5 vjet burg në Itali, pasi u kap pak muaj më parë me 27 kg "pluhur të bardhë".

Bëhet fjalë për shtetasin Qemal Shaskaj, i cili u arrestua në dhjetorin e vitit të kaluar në një banesë në Gulianello, një fshat i provincës Cori, pas një bastisje në zonë të karabinierëve.

Ai u shpall fajtor nga gjykata për posedim dhe trafik të lëndëve psikoaktive dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie, ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar 9 vjet burg për shqiptarin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Shaskajt, u gjetën dy çanta, brenda të cilave kishte 27 kilogramë "miell i bardhë" i ndarë në 25 pako, me vlerë tre milionë euro.

Përveç sasisë së "pluhurit të bardhë", shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe armë e municione luftarake, të cilat i kishte fsheur në një tunel pranë apartamentit ku banonte.

Shqiptari, i cili dyshohet se është person kyç i një organizatë të strukturuar që trafikonte lëndë psikoaktive në Italinë Qendrore, njihej si murator në zonë, por provat e zbuluara nga hetimet vërtetuan se ai e përdorte këtë profesion për t'u maskuar.

Burimi: Latina.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit