Pas dorëheqjes së Zaev, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm në Maqedoni?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.10.2019, 16:39

Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pritet të japë dorëheqjen pas marrjes së një përgjigjeje negative nga vendet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin dy vendet që dolën me kokën poshtë nga samiti dy ditor.

Pas qarkullimit të fjalëve për largimin e Zaev nga posti i Kryeministrit, në shtetin fqinj kanë nisur të dalin fjalët dhe hamendësimet në lidhje me personin që do të zëvendësojë kreun e qeverisë.

Sipas burimeve të agjencisë “Zhurnal”, kryeministri Zaev do të zëvendësohet nga ministri i tanishëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ky i fundit mund të udhëheqë qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, që përkon me fundin e vitit të ardhshëm.

Kryeministri Zaev gjendet ende në Bruksel, nga ku pritet të komunikohet zyrtarisht verdikti i Këshillit Evropian mbi nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas gjasave, Zaev do të kumtojë vendimin përmes një konferencë për shtyp, pasi të kthehet në vendin e tij.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit