Jacob Francis, një djalë 7-vjeçar, ishte me familjen e tij në një dasmë, dhe kur nuk dinte më ç'të bënte mendoi se ishte ide e mirë të vizatonte.
Ai mori një letër dhe filloi të vizatonte tortën e dasmës me lapsin që si duket e kish pasur me vete.
Sesi dukej torta e dasmës ne nuk e dimë, por Jacob i ka shtuar disa detaje që ta bënte më interesant dhe tashmë ëmbëlsira dukej si diçka tjetër.
Ai e mbushi kekun gjithë fruta dhe sipër vuri dhëndrin dhe nusen.
'Veprën e artit' të vogëlushit e pa e ëma, Hannah, e cila thjesht nuk po mbante dot të qeshurën. Pse? Sepse torta ngjan shumë me organin gjenital të meshkujve.
Më pas 30-vjeçarja nuk ngurroi as ta shpërndante në mediat sociale ku ka marrë një numër të madh reagimesh.
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania