Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka dalë në një konferencë pas përfundimit të samitit dy ditor, ku u vendos t'i thuhet “Jo” çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa i takon aderimit në BE. Në fjalën e tij Macron u shpreh se ishin bërë përparime.
Mirëpo, sipas tij, këto përparime nga të dyja vendet, si nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ishin të mjaftueshme, ndaj Franca ka dhënë votën e saj kundër. Ai përgëzoi fqinjët tanë për arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.
Për Shqipërinë nuk u tha asnjë fjalë e mirë, veç faktit që janë bërë përparime.
Macron deklaroi:
Macron tha se diskutimi ka qenë i frytshëm dhe kjo e ka ndihmuar atë për të kuptuar gjendjen e vërtetë në këto dy vende të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, e rëndësishme është reforma brenda BE.
Më herët ai është shprehur se është e vështirë t’u shpjegosh francezëve se do t’u hapim negociatat e Shqipërisë me BE.