Artion Bylyku është pronari i automjetit luksoz tip Mercedes Benz, të cilit i vunë tritolin mëngjesin e sotshëm në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Për fat të mirë nga ky shpërthim i kontrolluar nuk pati persona të dëmtuar, edhe pse vendi ku ndodhi ngjarja është mjaft i frekuentuar nga fëmijë dhe nxnënës shkollash.
Në lidhje me këtë ngjarje, pronari i mjetit ka thënë se nuk dyshon tek ndonjë person. Gjithashtu tregon se nuk ka vënë re asnjë gjë në momentin kur i ka shpëthyer makina.
Bylyku mësohet të ketë thënë:
Mirëpo, deri më tani dihet se Bylyku ka pasur një sherr për motive pronësie, me disa persona të rrezikshëm. Ai gjithashtu është kunati i një personi të cilësuar me rrezikshmëri të lartë në vend, madje, i shpallur në kërkim.