Kemi dëgjuar deklarata dhe reagime të çuditshme në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë, por mesa duket avokati i njohur, Spartak Ngjela, i ka vënë ‘qershinë mbi tortë’.
Pas refuzimit të Francës për hapjen e negociatave të Shqipërisë, avokati me mendjen diku gjetkë , ka habitur jo pak kur ka thënë se Macron është xheloz ndaj Shqipërisë. Kjo xhelozi, sipas avokatit, është për faktin që ne kemi mardhënie të ngushta dhe të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë.
Ngjela, teksa përpiqet të argumentojë këtë teori të tij, thotë se ky është sekreti që fsheh i vogli Macron dhe për këtë le të pëlcasi nga marazi.
E çuditshme të thuash këtë deklaratë që kush e lexon do të qeshë me të madhe, por avokati ka guxuar.
Lexoni se çfarë shkruan:
Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë. Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar. Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.
Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës.Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa.
Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë. Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi! Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e vërteta. Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane. Le të veprojë si të dojë i vogli Makron…