Gjërat me vlerë që mbani në shtëpi nuk mund të jenë gjithnjë të sigurta. Sidomos nëse largoheni nga shtëpia për një farë kohë.
Por pyetja qëndron çfarë të bësh në këto raste? Përgjigja do të ishte që t'i fusni sendet tuaja me vlerë në një vend ku hajdutëve nuk mund t'u shkojë mendja.
Pra, vendosini bizhuteritë apo sende të tjera me vlerë në vende aspak normale dhe nëse dikush futet për të grabitur nuk do ta ketë të lehtë.
Më poshtë po u radhisim 10 vende ku mund t'i fshihni gjërat tuaja me vlerë.
1-Nëse kërkoni zgjidhje afatgjatë, mund t'ju vijë në ndihmë një vazo lulesh.
2-Mund t'i vendosni bizhuteritë në qese të vogla plastike dhe t'i zhysni në një kavanoz me përmbajtje të lëngshme ose me krem.
3-Shtrydhëset e frutave mund të kenë goxha hapësirë për të fshehur diçka me vlerë. Thjesht mos harroni t'i nxirrni përpara së të bëni lëng sërish.
4-Vendosini sendet me vlerë brenda një shisheje shampoje ose zbutësi. Mund të jetë ide e mirë edhe për rastet kur udhëtoni.
5-Një kasetë veglash mund të jetë gjithashtu opsion i mirë.
6-Në vend që të fshini gjëra të ndryshme brenda orizit ose miellit, përdorni më mirë lëngje të trasha si kosi.
7-Vendosini paratë në një kosh mbeturinash pastaj mbulojini me një letër dhe vendosini një qese të zakonshme mbeturinash. Koshi do të duket sikur është bosh.
8-Vend i mirë për të fshehur para është edhe bishti furçave të flokëve.
9-Edhe fertilizuesit nuk janë ide e keqe.
10-Më shumë mundësi askujt nuk do i shkojë mendja që të ngacmojë këpucët tuaja të vjetra.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania