Këshilli i Evropës pritet të japë ditën e sotme veridiktin final për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket kësaj çështjeje, ka folur edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili ashtu siç edhe pritej ka shfaqur skepticizëm në lidhje me hapjen e negociatave me vendin tonë.
Sipas Rutte, Shqipëria ka bërë punë, por mbetet ende akoma më shumë për t'u bërë.
Kryeministri holandez ka theksuar se duhen reforma të thella në përmirësimin dhe zbatueshmërinë e ligjit në mënyrë që të presim një dritë jeshile për në BE.
Mark Rutte u shpreh:
Ai tha se gjithashtu se udhëheqësit e BE-së kishin diskutuar gjatë për reformat në procesin e anëtarësimit, e sidomos për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve. Sipas tij këto“çështje shqetësojnë më shumë Shqipërinë” për të nisur rrugën e fillimit të bisedimeve.