Dashuria për Kombëtaren shqiptare i tejkalon limitet dhe këtë shembull na i vërteton më së miri një tifoz shqiptar i quajtur, Gerasimos Fetsanin.
Ai ka përshkruar plot 3500 kilometra në 5 ditë udhëtim në 4 shtete të ndryshme vetëm për të qenë pranë Kombëtares dhe për të mbështetur djemtë kuqezinj.
Ai i ka ndjekur çunat e kombëtares në dy takimet e fundit të zhvilluara në transfertë, Turqi dhe Moldavi.
Gjumi dhe lodhja? Nuk ka aspak rëndësi, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë e pashtershme për Kombëtaren kuqezi.