Super modelja Bella Hadid është shpallur gruaja më e bukur në botë pas një kërkimi që është bërë lidhur me format e fytyrës.
Hadid e ka marrë titullin pasi fytyra e saj rezulton të jetë ‘perfekte’.
23-vjeçarja mesa duket ka 94.35 për qind të përmasave të caktuara tek ai që quhet Raporti i Artë i bukurisë Phi, një emër ky që përdoret për matjen fizike të perfeksionit dhe që daton që nga Greqia e lashtë.
Sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e fytyrës së Bella-s u matën dhe rezulton se janë të njëjta me idenë e grekëve për perfeksionin.
E dyta në radhë vinte këngëtarja 38-vjeçare Beyoncé, me 92.44 % përputhje me standardet e përmendur më sipër, ndërsa aktorja Amber Heard radhitej e treta me 91.85% e ndjekur nga këngëtarja e popit Ariana Grande me 91.81%.
Lista u përpilua duke përdorur teknikat më të fundit të ‘hartës’ së kompjuterizuar nga kirurgu kozmetik Dr. Julian De Silva, i cili përdor teknologjinë në punën e tij.
Dr. De Silva u shpreh:
Këto janë 10 femrat më të bukura në botë sipas pikëve që kanë marrë me Raportin e Artë:
1-Bella Hadid – 94.35% 2-Beyoncé – 92.44% 3-Amber Heard – 91.85% 4-Ariana Grande – 91.81% 5-Taylor Swift – 91.64% 6-Kate Moss – 91.05% 7-Scarlett Johansson – 90.91% 8-Natalie Portman – 90.51% 9-Katy Perry – 90.08% 10-Cara Delevingne – 89.99%
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania