Një aksident i rëndë i mori jetën dy adoleshentëve ditën e djeshme në New York. Pas aksidentit u mësua se një nga viktimat ishte shqiptar. Altin Nezaj 17-vjeç dhe Saniha Cekic 15 vjeç nuk i mbijetuan dot plagëve të marra dhe si pasojë humbën jetën nga shpërthimi i makinës pas aksidentit.
Nezaj, që humbi jetën në aksident ishte pjesë e një ekipi futbolli në shkollën e mesme “Pearl River” dhe miqtë shprehen se ai kishte një shpirt të bukur dhe buzëqeshje të madhe.
Ngjarja e ndodhur ka shokuar gjithë komunitetin, miq dhe të afërm të viktimave. Shkolla ka ofruar edhe këshillim psikologjik për nxënësit e saj.
Një nga shokët e tij të skuadrës mes lotësh tha:
Autoritetet amerikane janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nga të dhënat e nxjerra konfirmohet se nuk janë gjetur shenja alkooli ose droge.
Burimi: lohud | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA