Kosova shkëlqeu në pjesën e parë në sfidën kundër Malit të Zi, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin e pastër 2-0.
Mirëpo sapo është mbyllur pjesa e parë, në shkallët e stadiumit janë regjistruar disa momente tensioni mes tifozëve kosovarë dhe atyre të ardhur nga Mali i Zi.
Siç shihet dhe në një video të publikuar në mediat kosovare, një grup tifozësh kanë nisur të përplasen fizikisht mes tyre.
Fatmirësisht përleshja nuk ka zgjatur për shumë kohë, pasi menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë duke vënë nën kontroll situatën.
Dyshohet se në stadium kanë mbërritur edhe tifozë serbë, të kamufluar si tifozët e Malit të Zi, dhe mund të jenë ata që kanë tentuar të krijojnë trazira.