Ditën e sotme, sikurse dhe është lajmëruar, në Tiranë ka nisur të zhvillohet maratona e përvitshme që organizohet nga bashkia e kryeqytetit. Në kuadër të këtij evneti, kreu i bashkisë, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalim para 2500 vrapuesve dhe qytetarëve.
Mirëpo, siç duket, ai nuk e priste që disa të rinj të gjenin këtë event dhe ta përdornin si formë proteste për problemet që po has kryeqyteti i Shqipërisë. Ata kanë dalë me parulla në duar para Velisë.
Në to shkruhet “Vrapo për ujë” “Duam ujë”. Janë kërkesa të çdo qytetari të Tiranës, të cilëve u mungon prej një kohe shumë të gjatë uji në çezmat e tyre.
Veliaj është munduar t'i anashkalojë këto thirrje e t'i mbysë këta zëra, por ata dëgjohen qartazi. Të rinjtë kanë vrapuar me parullat e tyre në duar, situatë që paraqitet edhe në videon e mëposhtme.