Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka qenë në një vizitë zyrtare në Serbi, ku është takuar me homologun e tij, Aleksandër Vuçiç. Teksa Erdogan takohej me përfaqësues të Serbisë e diskutonin për çështjetet mes shteteve, gruaja e tij Emine Erdogan, u shfaq në tregun Bajloni në Beograd.
Siç shihet në fotot e mëposhtme Emine ndodhet në treg dhe po pyet për çmimin e boronicave, domateve, specave dhe patateve.
Sipas medieve në Beograd, gruaja e Erdoganit kaloi mbi gjysmë ore aty duke biseduar me shitësit dhe qytetarët. Një veprim ky që i ka habitur gjithë vendasit por edhe opinionin publik serb.