Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në qytetin e Durrësit. Paraprakisht raportohet se një burrë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në qytetin bregdetar, ndërsa personi në fjalë nuk ka mundur t'u rezistojë dot plagëve të marra, pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.
Viktima mësohet se jetonte vetëm dhe është i moshës 70-vjeçare. Ende nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.