Edhe pse çështjet e biznesit kohëve të fundit nuk po ecin shumë mirë, Jamie Oliver, mbetet një prej kuzhinierëve më popullorë në botë. Gjatë muajve të fundit, për shkak të një sërë problemeve ekonomike, kuzhinieri britanik, nisi të shtonte ndjeshëm në peshë, duke mos u shfaqur aspak në formë.
44-vjeçari Jamie Oliver, i'u dedikua recetave vegjetariane, duke moderuar një program televiziv ekskluzivisht për pjatat pa mish. Pikërisht në sajë të një diete vegane dhe jo vetëm, Jamie Oliver brenda tre muajve, arriti që të humbë 12 kilogramë.
Ai tha në një intervistë:
Jamie Oliver ilustroi më tej disa sekrete të vogla të dietës së tij. Ai thotë se konsumi i algave është shumë i nevojshëm, për shkak të vlerave ushqyese. Një vakt i ndërmjetëm ideal janë frutat e thata, të cilat ngopin dhe i bëjnë mirë aparatit kardiovaskular.
Lidhur me alkoolin thotë se më parë pinte çdo ditë, edhe pse pa e tepruar, por se tashmë kthen vetëm ndonjë gotë, rrallë në fundjavë.