Flamuri shqiptar dhe serbët nuk shkojnë aspak mirë. Sa herë që ka raste ku përpara tyre ka një flamur kombëtar të vendit tonë, ata dalin nga vetja. Rasti më i fundit ka ndodhur në ndeshjen miqësore mes Brescias dhe skuadrës serbe të Vojvodinës.
Kjo ndeshje u ndërpre dy herë. Në rastin e parë, arbitri përjashtoi trajnerin e skuadrës serbe ndërkohë që në rastin e dytë, në tribunë u shpalos një flamur shqiptar dhe kaq mjaftoi që serbët ta merrnin atë si një “provokacja”.
Ultrasit serb pushtuan fushën e lojës në përpjekje për të marrë flamurin, ndërkohë që arbitri e pa që ndeshja nuk mund të vazhdonte më, për këtë arsye kërkoi edhe ndërprerjen e saj.
Deri në momentin që u ndërpre, ndeshja ishte 2-1 në favor të Brescias.