Pas djegies së makinës së kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, një tjetër zyrtar i bashkisë është dhunuar nga dy persona për shkak të detyrës së tij.
Mësohet se policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë “Range Roveri” i Dritan Lelit u shkrumbua nga flakët orët e para të mëngjesit nga dy persona ende të paidentifikuar. Lidhur me ngjarjen Leli u shpreh se nuk i interesonte kjo pasi për momentin kishte vëllain në gjendje të rëndë shëndetësore.