Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Elvis Gaçajn, i cili u arrestua në zonën e Durrësit si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Gaçaj i cilësuar si i “Forti i Tironës”, u arrestua vetëm pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa mësohet se gjykata ka liruar personin tjetër që ndodhej me Gaçajn ditën e arrestimit, Klajdi Drizën.
Gaçaj ka qënë i skeduluar më herët për trafik droge dhe tentativë vrasje së bashku me Leonard Dukën. Ky i fundit dyshohet se është porositësi kryesor i vrasjes së Santiago Malkos.
Gaçaj iu ka shpëtuar 3 atentateve, ndërsa dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.
Elvis Gaçaj, në 2015 ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos. Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike.