Denoncimi për kasaphanën në Kavajë/ “Elektricisti i OSHEE u arrestua për drogë, e futi në punë vëllai i Elvis Roshit”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.10.2019, 21:58

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që tronditi jo vetëm Kavajën, por mbarë opinionin publik, ku shefi i sigurisë në Burgun e Durrësit, Bledar Toçi qëlloi për vdekje 41-vjeçarin, Dritan Haxholli, në apartamentin e nënës së tre fëmijëve, Marsida Qatja, e cila u cilësua si "molla e sherrit".

30-vjeçarja kishte kërkuar ndihmën e policit, pasi ndihej e kërcënuar nga Haxholli dhe kur ky i fundit erdhi në apartamentin e saj, ndodhi krimi i rëndë.

Sipas raportimeve të policisë, në momentin e ngjarjes në banesën e Qatjas kanë qenë edhe dy djem të tjerë, Xhuljo Biturku dhe Ermir Çela. Ky i fundit është shoqëruar në polici, pasi do të pyetet se ku e gjeti "pluhurin e bardhë" që u gjet në apartamentin e 30-vjeçares.

Së fundmi, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku ka ngritur akuza të forta mbi shtetasin e ndaluar nga policia, Ermir Çela.

Sipas qytetarit, Çela është punonjës i OSHEE-së në Kavajë, dhe punon si elektricist prej disa pak vitesh.

Denoncuesi shprehet më tej se ai është punësuar nga Sajmir Rroshi, vëllai i ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, në kohën kur ky i fundit ishte në krye të pushtetit lokal.

Qytetari thekson se ai është punësuar në këtë pozicion për shkak se terrorizonte qytetarët e Kavajës dhe fshatrat me grupet e tjera, për të marrë votat.

Po ashtu, denoncuesi akuzon edhe një tjetër person lidhur me këto punësime. Sipas qytetarit, bëhet fjalë për shtetasin A.Çela, Administratori i OSHEE në Kavajë, i cili emëron në poste e detyra të tjera presona të paaftë dhe ata që e meritojnë iu kërkon 2-3 mijë euro.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ ,Ne ngjarjen e Kavajes u arrestuan edhe persona te tjere qe ishin te pranishem te ajo shtepi kur ndodhi vrasja , nje person me emrin Ermir Cela eshte arrestuar nga policia per droge dhe kaq , po duhet ta dijne te gjithe se ai perdorues Droge eshte punonjes i OSHEE KAVAJE prej pak vitesh si elektricist dhe eshte punesuar nga Sajmir Rroshi i vellai Elvis Rroshit kur ka qene drejtues aty , vetem se terrorizonte qytetaret e Kavajes e fshatrat me grupet e tjera per ti marre votat , ja pra kjo eshte RILINDJA qe fut ne pune njerez me precedente kriminale , shofera e lloj lloj elifmatraku ne institucionet me te rendesishme ,faj te madh ka edhe Administratori A. Cela qe po ashtu si shume drejtues qytetesh emeron ne poste e detyra te tjera persona te paafte , e ata qe e meritojne u kerkohen nga 2 deri tre mije euro me zarf Turp Turp keshtu do shkojme ne Europe Ne si shtet , jo Kurre Urgjentisht ne OSHEE duhet te behet veting jo zyrat elektrike te behen fole partiake , Respekte per ju publikojeni po mundet , nga nje qytetar i zhgenjyer nga vete Rilindja nga Kavaja

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit