Marsida Qatja do të ripyetet për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Kavajës.
Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e saj me qëllimin e marrjes në pyetje, për shkak se ka dhënë dëshmi kontradiktore.
Qatja ka dhënë deklarime të ndryshme në polici dhe në media. Për mediat ajo tha se Haxhollin e kishte vetëm shok dhe se në shtëpinë e saj nuk kishte kokainë. Por para efektivëve ka thënë se Haxholli i kërkonte marrëdhënie seksuale dhe se ishte përdoruese e kokainës.