Kombëtarja shqiprare luan sot ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë në transfertë, e cila do të përcaktojë shumë në lidhje me fatin e kuqezinjve drejt Europianit "Euro 2020".
Kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Turqia vjen në këtë ndeshje si e para e grupit, ndaj të besuarit e trajnerit Edi Reja duhet të tregohen të vëmendshëm në maksimim.
Sa i përket formacionit, Mungesa e Elseid Hysajt është diskutimi më i madh që ka shoqëruar Kombëtaren përgjatë gjithë këtij grumbullimi.
Odise Roshi pritet që të jetë i përzgjedhur për këtë rol, por dje trajneri ka vënë jo pak dyshime teksa ka shprehur se mesfushori ka disa shqetësime në kavilje.
Ndërkaq, në sulm, pritet që dyshja e cila gatoi suksesin ndaj Islandës, Rei Manaj dhe Sokol Cikalleshi të gradohen edhe në këtë 90-minutësh si titullarë. Ja formacioni i mundshëm për sonte: