Banorët e Laknasit vazhdojnë të protestojnë për mbrotjen e zonës së pyllëzuar në afërsi të banesave të tyre.
Sipas tyre, aty kanë vendosur që të ndërtojnë një thertore derrash, dhe lejen pronari i firmës Bledar Daci e ka marrë nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, megjithëse ajo është një zonë pyjore.Dy automjete nga firmat e policisë private janë të pranishme në vendngjarje, ndërkohë që veç policisë së shtetit kanë mbërritur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gjatë protestës situatata është tensionuar . Dy banore kanë humbur ndjenjat, mamaja dhe e bija janë në gjendje të rëndë.
Vajza duke pare mamanë në gjendje të rëndë ka humbur ndjenjat. Ambulanca nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.