Disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një pjesë të hirit të eshtrave të Mahatma Gandhit, në 150 vjetorin e lindjes së tij. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia.
Hiri i tij u mor nga një memorial në qendër të Indisë, ku mbahej prej vititi 1948, kohë kur Gandhi u vra nga një ekstremist hindu.
Hajdutët gjithashtu shkruan "tradhëtar" me bojë të gjelbër nëpër fotografi të udhëheqësit të pavarësisë.
Disa hindu e shohin Gandhin si tradhtar prej të qenit një hindu-musliman i devotshëm.
Policia në Rewa, në shtetin Madhya Pradesh po heton vjedhjen ndërsa Mangaldeep Tiwari, kujdestar i memorialit të Bapu Bhawan, ku mbahej hiri, tha që vjedhja ishte "e turpshme”.
***
Burim: BBC|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania