Prostitucioni në Shqipëri mbetet një plagë e fshehur e shoqërisë sonë. Pavarësisht se në Shqipëri nuk është i lejuar, këto veprime të paligjshme janë të përhapura në masë. I tillë ishte edhe një rast i investiguar nga emisioni Stop. Nga pamjet shihej sesi funksiononte skema e një tutori që prostituon femra të moshave të ndryshme.
I njëjti denoncim ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar ka treguar për redaksinë tonë se rrjeti i prostitucionit operonte nëpërmjet instagramit prej 10 vitesh por askush nuk është kujtuar të investogojë.
Ai ka dërguar disa foto të marra prej instagramit ku femra të moshave të ndryshme publikojnë numrin e tyre të telefonit për t’u kontaktuar nga ndjekësit. Denoncuesi shprehet se rrjeti i strukturuar i prostitucionit shfrytezon femra në hotelet e Tiranës dhe për mos t’u zbuluar përdor numra vetëm në whatsapp, me prefiks joshqiptar. Nga fotot shihet se profilet e instagramit janë publikë dhe mund të shihen nga çdokush.
Një rast i rëndë ky për faktin se çdo gjë bëhej kaq hapur dhe askush nuk kishte bërë diçka për t’a parandaluar.
Denoncimi i plotë i qytetarit: