Zbulohet mashtrimi qeveritar i rradhës, vazhdon masakra në Kanionin e Holtës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.09.2019, 23:13

Në verilindje të Gramshit, pranë fshatit Kabash e Bardhaj ndodhet Kanioni i bukur i Holtës. Ai është formuar nga erozioni i lumit Holtë dhe dukuritë karstike, që e kanë shndërruar në një sensacion turistik.

Ndonëse prej vitesh ky kanion është shpallur monument natyre e rrjedhimisht si i tillë duhet mbrojtur, faktet tregojnë se po ndodh e kundërta.

Pak muaj më parë një qytetar dërgoi një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, me disa foto që tregonin se në këtë zonë sapo kishte nisur të ndërtohej një hidrocentral.

Pasi çështja u bë mediatike dhe u paralajmërua zhvillimi i një protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit, qeveria u tërhoq dhe premtoi se nuk do të ndërtohej HEC-i.

"Politika është art i mashtrimit", kështu thotë një shprehje e Mahatma Gandit e cila gjen vend në këtë rast, pasi së fundmi është mësuar se qeveria mesa duket ka prerë në besë për të disatën herë shqiptarët.

E themi këtë pasi një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, me pamje nga rruga që të çon tek Kanioni i Holtës.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga qytetari, projekti për HEC-in jo vetëm që nuk është anulluar siç u premtua nga qeveria, por punimet vijojnë ende sot e kësaj dite.

Sipas qytetarit, tubat e hidrocentralit janë shtrirë për kilometra të tëra dhe askush nuk bën asgjë për të ndaluar këtë masakër.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje.Perpara disa muajsh keni publikuar nje denoncim te nje qytetari per masakren qe po i behet bukurise Shqiptare per Kanionin e Holtes,dhe jo vetem. U fol ne tv qe u shemb diga e hidrocentralit qe po ndertohej.Po si ka mundesi gjithe kjo genjeshter e shemtuar a thua valle populli ha vetem bar. Punimet vazhdojne ende dhe me km te tera shtriheshin tubat e hidrocentralit. Askush nuk ben asgje per te ndaluar keto masakra qe po ja marrin frymen ketij vendi dhe ketij populli..Ah moj Shqipni e mjera Shqipni...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit