Një objekt, aspak i zakontë, është parë nga qytetarët në Laprakë dhe zona të tjera të kryeqytetit gjatë natës që lamë pas.
Në disa foto dhe video të dërguara në redaksinë e JOQ Albania, mund të dallohet objekti në qiell, që ndriçon me një ngjyrë të kuqe, dhe më pas shuhet në mënyrë graduale.
Nuk dihet saktësisht nëse ‘drita e kuqe’ e filmuar nga qytetarët është ndonjë meteor që ka marrë flakë pasi ka rënë në kontakt me atmosferën e Tokës apo diçka tjetër.
Një gjë është e sigurt, banorëve u ka bërë shumë përshtypje dhe kanë nxjerrë celularët për ta filmuar.
Një qytetar shkruan për JOQ Albania:
Ajo që bie më shumë në sy është që pamjet vijnë kryesisht nga Lapraka, por është dërguar edhe një video nga Bulevardi i Ri.
Një tjetër qytetar shkruan:
Si përfundim nuk mund ta dimë se çfarë është objekti që ka ndriçuar qiellin gjatë natës së kaluar por padyshim që mbetet i pazakontë.