Një version i përditësuar i Surface Pen i Microsoft, i cili pritet të prezantohet në eventin e 2 Tetorit, duket se do të ketë karikimin me wireless. Sipas një burimi thuhet që më shumë mundësi stilolapsi do të ketë një burim të brendshëm energjie, duke mundësuar kështu lejimin e përdorimit pa nevojën e baterive AAAA sic versioni aktual bën.
Pencil 2 i Apple, i cili karkikohet duke u lidhur magnetisht në anë të iPad Pro, suporton të njëjtën mënyrë karikimi. Surface Pen tanimë lidhet magnetisht me laptopin Surface, pa u karikuar. Surface Pen do të jetë një aksesorë që do të shitet vetëm më një cmim përafërsisht $99. Ne do të mësojmë më shumë detaje në eventin e Microsoft në 2 Tetor, deri atëherë na duhet vetëm të presim.