Tashmë jemi njohur të gjithë me faktin se Miriam Cani është në pritje të ëmbël. Vetë artistja na ka treguar barkun e rrumbullakosur përmes postimeve të bukura që ajo bën.
Ajo çfarë nuk dinim ishte gjinia e fëmijës së dytë të Miriamit dhe Albanit. Shumë të lumtur ata kanë zbuluar se shumë shpejt do të bëhen me djalë.
Lajmin e ka dhënë vetë Albani gjatë koncertit recital të djeshëm, të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës. Të gjithë të pranishmit në koncertin e tij kanë brohoritur dhe kanë përgëzuar çiftin.
Albani dhe Miriami kanë vazhduar të performojnë në skenë së bashku për ta përjetësuar këtë moment mjaft magjik.