Një video tronditëse është bërë virale në rrjet.
Në video shihet një pasagjer që dhunon fizikisht drejtuesin e autobusit, pasi ky i fundit i kërkoi të ulte volumin e muzikës.
Skena e dhunës ka ndodhur në prani të pasagjerëve, të cilët u tmerruan nga përleshja mes tyre, ndërkohë që autobusi ishte në ecje.
Sulmuesi shihet duke goditur me grushta në fytyrë drejtuesin e autobusit, ndërsa ky i fundit përpiqet të mbrohet. Ata e mbërthejnë fort njëri-tjetrin dhe shoferi i plagosur mund të dëgjohet duke murmuritur para tij.
Një prej pasagjerëve filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale. Ajo që ka irrituar më tepër qytetarët që kanë parë videon, është neglizhenca e pasagjerëve të tjerë për t'i ardhur në ndihmë shoferit të autobusit.
Policia ka nisur hetimet për incidentin e rëndë të regjistruar në Leeds të Mbretërisë së Bashkuar dhe po përdor pamjet e filmuara për identifikimin e agresorit dhe kapjen e tij.
Burimi: MailOnline|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania