Ndryshime në nivel drejtuesish në Policinë e Shtetit janë njoftuar mbrëmjen e sotme.
Mitat Tola, drejtori i Policisë Rrugore është zëvendësuar në detyrë nga Edmond Targaj.
Targaj ka mbajtur më parë detyrën e shefit të sektorit të Forcave Lëvizëse Operacionale dhe më herët detyrën e shefit të qarkullimit në Dibër.
Në policinë e Durrësit, në krye të së cilës është emëruar Niko Palla, ish-shef komisariati në qytetin e Pogradecit.
Lëvizje në radhët e policisë ka pasur edhe policinë e Lezhës. Burime bëjnë me dije se Erigert Mitri ka marrë drejtimin e kësaj policie, të cilën më herët këtë post e ka pasur Ferdinand Mara.
Vijon...