VODAFONE PREZANTON KONKURSIN NDËRKOMBËTAR “FUTURE CHANGERS”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.09.2019, 15:44

Nëse ke një ide inovatore, që nëpërmjet teknologjisë, i jep zgjidhje një prej problemeve që riskojnë mjedisin, duhet patjetër të njihesh me Future Changers, një konkurs ndërkombëtar i prezantuar pak ditë më parë, nga Vodafone Group.

Të rinj nga gjithë vendet ku Vodafone operon, përfshirë edhe Shqipërinë, do të mund të konkurrojnë me idenë e tyre, duke pasur kështu mundësinë jo vetëm të fitojnë një çmim prej 5000 GBP, por edhe të realizojnë projektin në një prej Universiteteve më të mirënjohura në Angli, në Imperial College London.

Duke filluar nga 23 shtator, deri më 20 tetor 2019, aplikantët kanë mundësinë të marrin pjesë në konkurs, duke dërguar propozimin për idenë e tyre me shkrim ose video në faqen online, dedikuar Future Changers https://careers.vodafone.com/futurechangers

Imperial College London do t'i sigurojë fituesit mbështetje dhe inkurajim përmes një programi tre-mujor të quajtur Techcelerate, i cili krijon, aktivizon dhe mbështet potencialin e sipërmarrjes përmes kombinimit të edukimit eksperimental dhe aksesit në ekosistemin e sipërmarrjes së këtij universiteti.

Future Changers është një ftesë e hapur për brezin e inovatorëve dhe krijuesve, për të gjetur një produkt dixhital që mund të ndryshojë të ardhmen e planetit, duke zvogëluar emetimet e karbonit dhe të mbetjeve. Në një botë që po zhvillohet me ritme kaq të shpejta, me industri në rritje, zhvillime teknologjike dhe një popullsi në zgjerim, këto janë dy nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi. Mund të jesh pikërisht ti dhe ideja jote inovatore që mund të ndryshojë botën. Nxito të aplikosh!

*Shënim: Ky është një artikull i sponsorizuar nga Vodafone*

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit