Këngëtarja njohur, Aurela Gaçe kohët e fundit ka qënë tepër e impenjuar me koncertin e saj për të prezantuar këngën më të fundit. Përmes një statusi ajo ka treguar tmerrin që ka përjetuar gjatë tërmeteve të ndodhura në zonën e Tiranës dhe Durrësit.
Këngëtarja vlonjate, prej ankthit dhe frikës së përjetuar bashkë me stafin e saj, nuk ka ngurruar të japë edhe një mesazh në fund të statusit.
"Ne nuk e parashikojmë dot të nesërmen, prandaj o njeri buzëqesh sa ke mundësi."- shprehet Aurela.
Ndër të tjera këngëtarja shkruan:
Isha në koncert, kur paniku kapi shqiptarë. Imagjinoni larg fëmijëve dhe të ikësh nga skena, a i shpëton dot
Miq, thjesht ndava me ju momentin që kalova si prind. Secili nga ne punon, dikush ditën, dikush natën,dikush shumë larg, dikush madje përtej oqeanit. Unë qëllova që isha në punë prej orës 20.00 të mbrëmjes. Këndoja në momentin kur është përhapur paniku. Ishim një staf i madh këngëtarësh, orkestrantësh, fotografësh etj etj.
Të gjithë familjarë, me fëmijë edhe bebe. Kur ne pushuam një moment, aty morëm vesh që në Tirane e Durrës ,njerëzit kishin mbushur rrugët në panik. Nuk ja uroj asnjë prindi të kaloje ankthin që kaloi secili nga ne ata 30 vetë të punësuar mbrëmë, secili me fëmijë në shtëpi