Futbolli shqiptar është tronditur ditën e sotme nga një lajm tragjik. Ish-mesfushori gjirokastrit, Bashkim Gaxhaj, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.
Gaxhaj ka qenë pjesë e ekipit të Luftëtarit në vitet 2000-2013, madje pjesë e rëndësishme e formacionit bluzi në ato vite.
Lajmin e konfirmon "Panorama Sport"e cila shkruan se ish-futbollisti i njohur vuante nga një sëmundje e rëndë prej pak kohësh, ndërsa sot është ndarë nga jeta.
Një lajm shumë i hidhur që ka prekur të gjithë opionionin në Gjirokastër dhe jo vetëm...