Sizmologu i njohur qetëson qytetarët: Nuk ka rrezik për tërmet të fuqishëm

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.09.2019, 12:34

Sizmologu i njohur Llambro Duni ka qetësuar të gjithë qytetarët që u friksuan mbrëmjen e djeshme, se një tërmet i fuqishëm 6 ballë do të godiste vendin, në orët e mesnatës.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, sizmologu Duni sqaroi se pas një goditjeje të fortë ka gjithmonë pasgoditje, që zgjasin për një periudhë të caktuar, në varësi të fuqisë që ka pasur goditja e parë. Por, sipas sizmologut, pasgoditjet vijnë duke u shuar dhe nuk përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve, vetëm në rastet kur banesat e tyre vlerësohen si të pabanueshme.

Duke sqaruar edhe njëherë ndryshimin mes magnitudës dhe intensitetit të tërmetit, sizmologu Duni deklaroi se Shqipëria është një ndër vendet më sizmike dhe i rrezikuar nga tërmetet, ndaj dhe sipas tij, duhen marrë masa të rrepta për përmirësimin e procesit të ndërtimit.

Vlerësimi në ballë, bazohet në vlerësimin që bëhet në terren. 7 ballë quhet një tërmet që shkakton panik dhe njerëzit dalin në rrugë, godinat pësojnë çarje. Tërmeti i së shtunës është 5.8 Rihter dhe mbi 7 ballë, sepse nuk ka 7.5 ballë, por vetëm 7 apo 8 ballë dhe ne e vlerësuam mes 7 dhe 8 ballë. Unë isha në makinë, e kam ndjerë fortë.

Pyetje: Çfarë duhet bërë në momentin e parë pas tërmetit?

Duni: Nuk kemi çfarë bëjmë, nëse godina shembet. Nëse godina i reziston tërmetit është të evitojmë ashensorin, nuk është e përshtatshme as të marrim shkallët. Duhet të ruajmë qetësinë, të fikim gazin, të marrim fëmijët me vete, të ulemi poshtë një tavoline me këmbë të forta, me qëllim që të shmangim rrëzimin e objekteve. Nuk duhet të përfshihemi nga paniku.

Pyetje: Patët këshillat tuaja në institut, mbrëmjen e djeshme pas panikut të krijuar?

Kolegët tanë dolën në media, unë e kam marrë vesh vonë, rreth orës 22:30. Komunikova menjëherë me titullarin e institucionit, kolegu im doli në media. Ishte shumë e shpejtë, nuk kishte kohë që ne të shkonim diku.

Sizmologu grek, bëri shumë zhurmë …

Duni: Unë nuk e njoh. Nuk shoh që ka thënë diçka të jashtëzakonshme, të dalësh në media dhe të thuash që do ndodhë një tërmet … mund të shmangej kjo. Është normale të ndodhin tërmete. Është një tërmet mesatar dhe në rangun botëror ashtu është. Ne kemi përjetuar tërmete më të forta, që shkatërruan Dibrën dhe Librazhdin. Të dalësh në media dhe të shkruash për këto dukuri nuk është shumë … Megjithatë, në mediat e vendit fqinj dalin njoftime të tilla. Dikush bën një hipotezë dhe e publikon.

Pyetje: Tërmeti i ’79 deri në 12 muaj jehonë, ky i së shtunës deri sa mund ta ketë fuqinë e lëkundjeve?

Duni: Ecuria e lëvizjeve sizmike që do pasojnë do vijë duke u ulur. Nuk duhet të shqetësohen njerëzit për lëkundjet në vijim, pasi vijnë duke u shuar. Në ato godina, që gjykohet se njerëzit nuk duhet të rrinë, ata duhet të largohen, sepse dhe një lëkundje e vogël mund të ketë pasoja. Gjithçka ndodh pas të shtunës do vijë duke u pakësuar.

Pyetje: Si renditet Shqipëria për vendet me shkallë sizmike?

Duni: Jemi pas Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Jemi nga vendet më sizmike. Rreziku është gjithmonë i pranishëm. Dukuria natyrore ka tekat e veta. Duhet të marrim masa, të përmirësojmë cilësinë e ndërtimit. Problemi me tërmetet është te struktura, ne duhet të ndërtojmë mirë. Edhe nëse ndodh tërmeti, mos të ndodhë gjë, se tërmeti nuk parandalohet, edhe nëse parashikohen. Duhet një monitorim i rreptë i gjithë procesit të ndërtimit. Duhet monitoruar nga strukturat shtetërore. Ka ardhur koha që ne të përmirësojmë procesin e ndërtimit. Ne jemi në procesin e hapjes së negociatave, duhet ta përmirësojmë këtë gjë. Ne jemi në një vend sizmik.

Më të goditura ishin banesat e vjetra, por ka pasur edhe raste të pallateve të reja …

Në pallatet e reja nuk shoh ndërtime strukturore. Godinat e vjetra sigurisht janë ato që i vuajnë më shumë goditjet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit