Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, nuk di të ndalet së fituari. Djaloshi nga Lushnja ka mposhtur mbrëmjen e djeshme në Londër kundërshtarin çek, Miroslav Serban.
Ndeshja u dominua e gjitha nga shqiptari i cili nuk rreshti së lëshuari grushte ndaj kundërshtarit dhe në fund grumbulloi plot 65 pikë.
Pas gjashtë raundesh të zhvilluar në sallën e “York Hall”, Marku arriti të shpallej sërish fitues. Si zakonisht, mbështetja e tifozëve për Markun ka qenë e madhe.
Shqiptarët të cilët jetojnë në Britani nuk kanë munguar në mbështetjen e patriotit të tyre. Për Markun kjo ishte fitorja e katërt, në po aq të tilla të zhvilluara në kategorinë e boksit.