Apple Music po zgjerohet dita ditës dhe së fundmi me një ndërfaqës të ri web i cili do të lejojë subscibers të dëgjojnë muzikë direkt nga një browser pa qenë nevoja për të instaluar iTunes ose aplikacionin e Apple Music.
Dizanji i website i cili ngjason më së shumti me aplikacionin “stand alone Music” të Apple, të cilën kompania do ta lancojë me macOS Catalina në fund të këtij viti, e cila pritet të punojë brenda një web browser. Apple thotë se ai duhet të punojë në të gjitha browsers, duke përfshirë Google Chrome, dhe të gjitha pajisjet, duke përfshirë Windows 10, Chrome OS gjithashtu edhe platforma për celular si Android.
Website ofron akses në të gjithë katalogun e Apple Music. Playlists – dukë përfshirë edhe rekomandimin e personalizuar të Apple “For You”- dhe stacionet e radios së Apple Music do të gjithashtu jenë të disponueshme si pjesë e beta. Site i betas do të humbasë disa features, duke përfshirë live broadcast të Beats 1, disa përmbajtje të videove të muzikës së Apple, dhe smart playlists. Por Apple thotë se do të vazhdojë të përmirësojë website përgjatë kohës. Përvec kësaj, ti do të kesh mundësinë të regjistrohesh tek Apple Music nga web.