Një burrë është filmuar ndërsa bënte vrapin e Narutos ndërkohë që një gazetar po raportonte drejtpërsëdrejti nga Zona 51 në SHBA.
Për ata që nuk e dinë, Zona 51 është një zona që kontrollohet nga Forcat Ajrore të SHBA-ve, kjo zonë ruhet me rreptësi të madhe dhe thuhet se është baza ku amerikanët testojnë anije fluturuese aliene.
Në videon e ndarë në rrjet duket reporteri i KTNV Joe Bartels duke folur 'live' nga përgatitjet përfundimtare për Alienstock, festivalin që pritet të bashkohet me 'pushtimin' e Zonës 51.
Ndërsa Bartels fliste për përgatitjet dhe shpjegonte se po ngriheshin shumë tenda pasi në atë zonë nuk ka hotele, pak më vonë duket personi në sfond që vraponte me stilin e Narutos.
Vrapi i Nartuos është i lidhur me një thirrje që u bë nga organizatorët e 'pushtimit' të kësaj zone.
Ata shkruanin:
Kujtojmë këtu se prej disa muajsh tashmë gati 1 milionë persona po planifikojnë që ta 'pushtojnë' Zonën 51 me qëllim që të kenë mundësi të shohin a ka me të vërtetë alienë në bazën top sekrete.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania